Poezija, nji mënyrë me shërue shpirtin
Poezija ka nji forcë të veçantë: ka forcë me na marrë me vedi, me na përmallue e me na habitë, por kryesisht ka forcë me reflektue si pasqyrë gjendjen tonë shpirtënore si lexues e, sidomos kur kena nji dhimbë të madhe në shpirt, na ndihmon për me përballue emocionet negative e të pakuptueshme tuj i shndërrue ata në imazhe qi kanë nji kuptim të saktë. Në kjoftë se e lexojmë me pasion poezija na ndihmon me shëndoshë plagët e shpirtit.
Rreth vjetit 1980 leu në Amerikë terapija me poezi (poetry therapy - poezi-terapija) e ma vonë, në fund të vjetit 1990, mbërriti edhe në Itali. Bahet fjalë për nji përpjekje mjaft efikase për me kurue dhimbat e nji personi qi asht tuj vuejtë shpirtinësht, në nji periudhë të jetës së tij. Kjo terapi asht shumë e dobishme, kur jena tuj kalue nji gjendje shpirtërore të brishtë, e praktikohet në vetmi ose tuj i lypë ndihmë nji terapistit:
Në vetmi, për me i dalë zot vedit, përdorimi i poezi-terapisë asht i kollajtë; duhet me gjetë momentin e duhun gjatë ditës për me shkrue, me lexue ose me ndie poezi, krejt natyrshëm, pa e ngushtue vedin. Në fund, në kjoftë se kena dishirë, mundena me shkrue në nji ditar ndonji koment në lidhje me atë qi na ka njallë në shpirt leximi ose shkrimi i poezisë, si me thanë nji soj verifikimit personal.
Në këtë përmbledhje janë zgjedhë poezitë e disa poetëve të famshëm, por gjithsecili prej nesh mundet me zgjedhë autorë të ndryshëm simbas dishirës së vet.
Me nji psikoterapist: poezi-terapija mundet me u ndjekë tuj caktue nji rrugëtim qi zgjidhet bashkë me psikoterapistin. Në kjoftë se e ndiejmë vedin tepër ligsht e nuk kena njaq forcë sa me kuptue se çka asht tuj ndodhë me jetën tonë lypet ndërhymja e terapistit.
Terapisti e përdor poezinë nëpërmjet leximit të autorëve të zgjedhun, kompozimeve të vogla poetike, tuj ba nji provë shkrimit individuale ose me anën e kompozimeve poetike kolektive, pra bashkë me disa persona të tjerë. Takimi me terapistin ka avantazhin sepse në fazën e verifikimit mundena me analizue poezitë qi kena shkrue ose qi kena ndigjue e me folë me të në lidhje me emocionet qi na ka njallë poezija.
COMMENTI
Ciao
IL TUO COMMENTO QUI:
Anonimo
Per poter postare un commento relativo a questo eBook devi essere iscritto e devi aver effettuato l'accesso al sito.
La registrazione ti darà il diritto di scaricare o acquistare qualsiasi opera, di votare gli ebooks e di commentarli liberamente. Inoltre potrai a tua volta pubblicare tutti gli eBooks che vorrai, gestirne le modalità di vendita (dal sito del tuo editore, da un tuo sito o blog, da un servizio di file sharing ecc...). Potrai inoltre contattare altri utenti ed essere a tua volta contattato, se lo vorrai. Il tutto in completa libertà ed in maniera gratuita al 100%. Nessuna spesa di registrazione, nessuna commissione sulle vendite e nessun limite numerico di pubblicazioni. Ebookservice.net è una vetrina gratuita a disposizione di tutti.